Zbuloni fuqinë shëruese natyrale të Leshit Bio Shërues të deles. 100% Natyrë nga Austria: Leshi bio shërues vjen nga qethja e deleve të Austrise nga blegtori e kontrolluar biologjike (kbT). Përpunohet me kujdes, pa përdorimin e kimikateve, për të ruajtur përmbajtjen e lartë të lanolinës, e cila ka veti natyrale anti-inflamatore dhe kujdesuese për lëkurën. Përdorim i gjithanshëm: Leshi i deles është një ilaç tradicional shtëpiak për një gamë të gjerë shqetësimesh. Vepron kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut dhe mund të ndihmojë në rast të irritimeve të lëkurës, dermatitit të pelenës, thithkave të lënduara, dhimbjeve të veshit, dhimbjeve të fytit, kollës si dhe dhimbjeve të kyçeve. Karakteristikat e leshit të deles: Produkt natyral biologjik: Pa ngjyra, pa aromë dhe pa kimikate. Aftësi e lartë thithëse: Absorbon lagështinë pa tharë lëkurën. Shërim natyral: Qetëson në mënyrë efektive zonat e irrituara të lëkurës. Rekomandime përdorimi: Për zone intime të skuqur / dermatit pelenash: Pas pastrimit, vendosni një pjesë leshi bio shërues mbi zonat e skuqura. Për thithka të lënduara: Vendosni një pjesë leshi bio shërues brenda sytjenave për të qetësuar lëkurën. Për dhimbje veshi: Fiksoni leshin bio shërues mbi vesh me një shirit koke ose vendoseni direkt tek veshi. Për dhimbje fyti: Vendoseni rreth qafës për të lehtësuar inflamacionin. Për kollë: Përdoreni si kompresa gjoksi, nëse dëshironi edhe me vajra esencialë. Për dhimbje kyçesh & tension muskujsh: Vendoseni si kompresa për të lehtësuar dhimbjet. Shënim: Mos e përdorni kurrë mbi plagë të hapura! ⚠️Për porosi brënda Shqipërisë, më kontaktoni në instagram.